Mësohet gjendja shëndetësore e punëtorit që u lëndua në vendin e punës

Aktuale

Mësohet gjendja shëndetësore e punëtorit që u lëndua në vendin e punës

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 22:20
Ilustrim

Ndërtimtaria në Kosovë, mund të jetë sektori më i lehtë për t’u punësuar, por vazhdon të jetë vendi i punës më i rrezikshëm.

Rreziku që u kanoset punëtorëve është goxha i madh dhe raste të tilla janë mjaft të shpeshta. Sonte u raportua për një incident që ka ndodhur në Gjilan, ku një punëtor i kompanisë “Cakolli Group” është rrëzuar nga një lartësi, por fatmirësisht ka shpëtuar.

Policia ka nisur hetimet bashkë me Inspektorët e Punës, ndërkohë që rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe vet pronari i kompanisë , Nexhmedin Haliti.

Ai tha se rasti nuk ka të bëjë asgjë me kushtet e punës, por që sipas tij, punëtori ka pasur marramendje dhe për pasojë është rrëzuar.

Haliti njoftoi se gjendja shëndetësore e punëtorit është stabile, teksa bëri të ditur se është ftuar për të dhënë deklaratë edhe nesër në Polici.

“Po, ka ndodhë sot në mëngjes. Unë jom njoftu prej mjeshtërve. U duk shumë ma shumë ma serioze, e kanë dërgu në Emergjencë tani në Prishtinë. Kom shku derisa është stabilizu. Tash e kanë lëshu prej spitalit. Ka ra prej 2-3 metrave lartësi. Ka pasë shumë panik djali, por fatmirëissht është mirë tani. Kushtet e punën kanë qenë në rregull. Me siguri ka pasur marramendje, por absolutisht nuk ka apasur asgjë me kushte"-tha ai.

"Po, kena dhënë deklaratë edhe nesër prapë kam me shku. Kryesorja është që djali ka shpëtu dhe është mirë, tha ai.

Punëtori që u lënduar fillimisht është trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit, e më pas është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer ekzaminimet nëse janë plotësuar apo jo kushtet e punës dhe masat e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat