Shameti: Serbia ka qenë dhe është burimi i tensioneve

Aktuale

Shameti: Serbia ka qenë dhe është burimi i tensioneve

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 19:01
Ilustrim

Sokol Shameti gazetar, ka komentuar refuzimin e Vuçiç, për një takim me kryeministrin Kurti.

Shameti u shpreh se problemi i qeverisë Serbe, është qeveria Kurti, një qeveri që nuk bie dakort me gjithë kërkesat e Serbisë, madje dhe kur ato janë me ndërmjetësim ndërkombëtar. 

Sipas Shametit, Vuçiç është i frustruar dhe këtë frustrim ai shpreh me anë të refuzimit për takim, teksa thekson se Serbia ka qenë dhe është burimi i gjithë tensioneve.

"Nuk besoj se kjo shpjegon distancën nga marrëveshja sepse kjo është qasja e përhershme e Serbisë sidomos që nga koha që në qeveri ka ardhur dikush që nuk i pranon gjithë kërkesat e Serbisë edhe nëse ato vijnë të shqiptuara anglisht ose me ndërmjetësim ndërkombëtar. Serbisë po i pengon shumë kjo qeveri , është ndoshta qeveria më problematike për Serbinë, ky refuzim përshkruan dhe ilustron frustrimin e Vuçiç dhe qeverisë së tij me Kosovën çka ndoshta duhet  lexuar si diçka pozitive pasi nëse do kishim një qeveri të Serbisë e cila e ka të gatshëm intelekutorin në Prishtinë, pavarësisht marrëzive që ajo bën atëherë  do duhet ta shikonim me pikëpyetje sjelljen e qeverisë hipotetike të Kosovës "- ka deklauruar ai.

Situata në Veri vazhdon t♪7 jetë serioze pasi që Kosova e Serbia nuk po gjejnë dialog të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat