Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës, avokati serb: Nëse nuk lirohen Serbia shkel marrëveshjen e Brukselit

Aktuale

Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës, avokati serb: Nëse nuk lirohen Serbia shkel marrëveshjen e Brukselit

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, i cili më herët njoftoi se policët e rrëmbyer nga Serbia ndodhen në Kralevë ku po zhvillohet seanca ndaj tyre, ka thënë se ata duhet të lirohen meqë nuk ka asnjë bazë ligjore për ndalimin e tyre.

Përmes një postimi në Twitter, Stojkoviq ka thënë se nëse ata nuk lirohen, Serbia e shkel Marrëveshjen e Brukselit.

“Policët e Kosovës duhet të lirohen. Nuk ka asnjë bazë reale ligjore për ndalimin e tyre. Nëse nuk lirohen, kjo do të thotë se Serbia po shkel Marrëveshjen e Brukselit, por edhe se nuk ka ndërmend paqen me Kosovën”, ka shkruar Stojkoviq.Avokati serb, i cili e përshkruan veten si pro perëndimor, ka thënë se sipas “Marrëveshjes së Brukselit, Serbia e trajton Policinë e Kosovës si forcë të armatosur legale.

Prandaj, nëse pjesëtari i asaj policie gjendet me armë në territorin e Serbisë pa i shkelur ligjet tjera, ai nuk mund të arrestohet, sepse statusi i tij për Serbinë është po aq i ligjshëm sa statusi i policisë së Republikës së Serbisë”.

“Nëse Serbia bën të kundërtën, do të thotë se po shkel Marrëveshjen e Brukselit. Dhe Serbia po bën pikërisht të kundërtën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat