Osmani pritet nga Duka i Madh i Luksemburgut, rikonfirmon përkushtimin për sundim të ligjit

Aktuale

Osmani pritet nga Duka i Madh i Luksemburgut, rikonfirmon përkushtimin për sundim të ligjit

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Luksemburg u prit në takim nga Duka i Madh i Luksemburgut Henri.

Në takim, siç u bë e ditur sot nga Presidenca, u rikonfirmuan marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve dhe u diskutua mundësitë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.

Osmani falënderoi Dukën e Madh për mbështetje e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“U diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, me ç`rast Presidentja Osmani rikonformoi përkushtimin e Kosovës për sundimin e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e vendit.”, u bë e ditur në komunikatë.

Osmani i bëri ftesë Dukës së Madh të Luksemburgut Henri për vizitë në Kosovë, në një kohë të përshtatshme për të dy palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat