Çitaku pas kidnapimit të tre policëve: Agresion e çmenduri

Aktuale

Çitaku pas kidnapimit të tre policëve: Agresion e çmenduri

Nga: F.S Më: 14 qershor 2023 Në ora: 15:14
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas kidnapimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës.

Çitaku tha se “ky nuk është vetëm një akt agresioni. Kjo është çmenduri”.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre zyrtarë të saj janë kidnapuar përderisa ishin duke kontrolluar nga një pikë statike.

Detaje tjera ende nuk janë bërë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat