Shtatë sirianë tentojnë të hyjnë në Kosovë ilegalisht, njëri nga ta qëllon me armë në drejtim të policisë

Aktuale

Shtatë sirianë tentojnë të hyjnë në Kosovë ilegalisht, njëri nga ta qëllon me armë në drejtim të policisë

Më: 25 maj 2023 Në ora: 16:30
Pamje nga kufiri

Shtatë sirianë të armatosur të cilët kanë tentuar që të hyjnë nga Shqipëria në Kosovës dhe njëri nga ta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë të Kosovës.

Drejtori i policisë kufitare, Nexhmi Krasniqi, ka thënë se tre nga ta janë arrestuar, ndërsa katër të tjera kanë ikur duke u kthyer mbrapsht në territorin shqiptare.

“Policia e Kosovës ka pranuar sot një informatë nga Policia e Shtetit në Shqipëri se disa persona kanë tentuar të futen në Kosovë në vijën kufitare në mënyrë ilegale. Kanë qenë shtatë sirianë, tre nga ata është arritur të kapën. Ka qenë një koordinim i policisë tonë më atë shqiptare, i kemi marrë veprimet e përbashkëta për kapjen e tyre. Katër nga ata janë rikthyer mbrapsht”, ka deklaruar ai.

Ai tha se kryesori i grupit është i njohur për policinë, por që nuk mund të tregojë detaje për shkak të operacionit që është duke vazhduar.

“Kryesori i grupit është i njohur për policinë e Kosovës dhe atë shqiptare. Operacioni do të vazhdojë me kontrolla të rëndomta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat