“Prishtinë zemra ime haram të qoftë gjaku im”, Shkelzen Gashi thotë se e di autorin e grafitit të vitit 2000 të shkruar në sheshin e kryeqytetit

Aktuale

“Prishtinë zemra ime haram të qoftë gjaku im”, Shkelzen Gashi thotë se e di autorin e grafitit të vitit 2000 të shkruar në sheshin e kryeqytetit

Nga: M.L. Më: 18 maj 2023 Në ora: 12:09
Fotografia e shkrepur nga Reuters

Publicisti Shkelzen Gashi ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një fotografi të shkrepur nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters”, në Prishtinë pas zgjedhjeve të vitit 2000 ku LDK-ja do të fitonte me shumicë dërmuese të votave.

Grafiti me mbishkrimin “Prishtinë zemra ime haram të qoftë gjaku im”, ishte shkruar menjëherë pas mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, ndërsa Gashi thotë se tashmë e di edhe kush është autori i këtij grafiti.

“Duke u marrë me kujtimet e njerëzve për të kalumen, e me theks të veçantë për luftën në Kosovë 1998-1999, në fillim u pata habitë kur rrëfimet e dëshmitarëve për të njëjtën ngjarje ndryshonin nëpër vite. Mandej, e mësova që kjo është krejt normale. Harrojmë. Harrojmë qëllimisht. Shtojmë naj sen se mësojmë informata të reja. Heqim diçka që se s’na pëlqen ose influencohemi nga narracioni që prevalon në shoqni.

Nejse, qe një shembull personal: e pata pa me sy të mi këtë grafit në sheshin ‘Nana Terezë’ në Prishtinë pas zgjedhjeve të para të lira në Kosovë në tetor të vitit 2000, në të cilat LDK-ja fitoi sikur LVV-ja në shkurt të vitit 2021. Për gati dy dekada kam qenë i bindun se ky grafit ka qenë i shkrumë me ngjyrë të kuqe. Tash që e gjeta fotografinë në arkivën e ‘Reuters’-it, po e shoh që ka paska pas qenë me ngjyrë të bardhë .

P.S.

Tash edhe kam më shumë informata: E di edhe kush e ka shkru”, shkruan Gashi.

Ndryshe, vlen të theksojmë se një muaj pas zgjedhjeve ishte vrarë veprimtari i shquar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemail Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat