Bajrami demanton VV-në: 4.2 miliardë euro nuk janë vetëm për Kosovën

Aktuale

Bajrami demanton VV-në: 4.2 miliardë euro nuk janë vetëm për Kosovën

Më: 12 maj 2023 Në ora: 19:37
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi që Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se Kosova i ka përfituar 4.2 miliardë euro nga Bashkimi Evropian.

Kjo shifër stratosferike për të cilën VV ka njoftuar se i përfiton vetëm Kosova, në fakt është një paketë e financuar nga BE-ja për të mbështetur dhe forcuar qeverisjen e tregut të vetëm.

Pra Kosova, nuk është përfituese e vetme e 4.2 miliardë eurove siç pretendohet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Rreth kësaj Bajrami ka thënë se ato fonde nuk janë vetëm për Kosovën dhe se Kosova ka qenë edhe më herët ka qenë pjesë e programeve të BE-së.

“Sa i përket 4.2 mld. eurove për të cilat po propagandon LVV, qe dy fakte: e para, ato nuk janë vetëm për Kosovën, dhe e dyta, më e rëndësishmja, Kosova edhe më herët ka qenë pjesë e programeve të BE-së - menjëherë pas nënshkrimit të MSA-së, të cilën VV nuk e ka votuar. MSA ka qenë parakusht që Kosova të bëhet pjesë e programeve të BE-së, por pushteti i sotëm në atë kohë as nuk i ka njoftë si në rastin e letrës së Mogherinit.” – ka shkruar ajo.

Tutje deputetja Bajrami ka thënë se për këtë program Kosova është dekorduar me BE-në në vitin 2017 dhe i njëjti është ratifikuar në 2017 dhe ka hyrë në fuqi në 2018.

“Programi i Tregut të Përbashkët (Single Market Programme) sot, është programi COSME dikur. Këtë program Kosova e ka dakordu me BE-në në vitin 2017. I njëjti është ratifiku në 2017 dhe ka hyrë në fuqi në 2018.” – ka përfunduar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat