​Lajçak: Nuk duhet të ketë vendime të njëanshme

Aktuale

​Lajçak: Nuk duhet të ketë vendime të njëanshme

Më: 11 maj 2023 Në ora: 15:04
Foto nga vendngjarja

Nuk duhet të ketë vendime të njëanshme dhe që shkaktojnë reagim te komuniteti tjetër, ka thënë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kur është pyetur për çështjen e hapjes së urës mbi Ibër dhe shkarkimin e ekipit menaxhues për Asociacionin.

Pas takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ai ka thënë se procesi i normalizimit duhet të jetë prioritet.

Lajçak për urën mbi Ibër: Nuk duhet të ketë vendime të njëanshme

“Bashkimi Evropian është shprehur për të gjitha këto çështje dhe qëndrimet tona janë të njohura dhe unë vetëm mund ta përsëris edhe një herë, se ne po angazhohemi që e gjitha që ndikon në jetën e njërit dhe tjetrit komunitet duhen të dakordohet në dialog, që të mos ketë vendime të njëanshme dhe që shkaktojnë reagim negativ nga komuniteti tjetër, kjo është shumë e rëndësishme, dialogu ka potencialin e vet, ne duhet ta përdorim atë, kemi edhe planin, kemi një proces normalizimi, kjo duhet të jetë prioritet”, ka thënë Lajçak.

Ai ka thënë se të hënën do të pres në Bruksel kryenegocitaorët e Kosovës dhe Serbisë ku sipas tij ka një listë të gjatë çështjesh që duhet diskutuar.

Lajçak: Çfarëdo të ndodh duhet të jetë dakordim i dy palëve

“Gjithmonë se duhet të përdorim platformën e dialogut për të rënë dakord për rrugën përpara. Pra, nuk duhet të imponojmë një vizion mbi vizionin tjetër, duhet ta përdorim dialogun, pikërisht për t'u siguruar që çfarëdo që të ndodhë, të jetë dakordim i të dy palëve”, ka thënë ai.

Diplomati sllovak ka takuar edhe shoqërinë civile në veri të Mitrovicës, ku e ka kaluar urën në këmbë, i shoqëruar nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Lajçak: Dialogu është platforma e duhur për të adresuar çështjet

“Qëllimi i qëndrimit tim këtu në veri është, natyrisht, të marr informata të dorës së parë nga njerëzit që jetojnë këtu, se si ata e shohin situatën. Ne diskutuam gjithçka që është pjesë e jetës dhe pjesë e problemit, dhe sigurisht që dëgjova shumë për çështjet që shihen si problematike. Këtë e kemi diskutuar më herët këtë mëngjes, dhe këtë do ta diskutojmë të hënën me kryenegociatorët. Kështu që e përsëris edhe një herë, dialogu është platforma e duhur për të adresuar çështjet të cilat shihen si problematike nga komunitetet, dhe për t'u siguruar që njerëzit të mos ndjehen të frikësuar, dhe të kemi një zgjidhje të dakorduar për të gjitha problemet”, ka thënë ai.

Miroslav Lajçak po zhvillon takim edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe në veri të Kosovës.

Vizitën në Kosovë e ka nisur në Qeveri, ku është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat