​Ministrja Rizvanolli deklaron mbi 200 mijë euro kursime dhe tri rroga

Aktuale

​Ministrja Rizvanolli deklaron mbi 200 mijë euro kursime dhe tri rroga

Më: 10 maj 2023 Në ora: 10:25
Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është ndër anëtarët më të pasur në Qeverinë Kurti.

Ministrja Rizvanolli ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit mbi 200 mijë euro kursime në bankat komerciale, ndërsa për sa i përket pasurisë së patundshme ajo deklaron se posedon një banesë të dhuruar nga prindërit në vlerë 66 mijë euro.

Në regjistrin e deklarimit të pasurisë për vitin 2022, Rizvanolli ka deklaruar tri vende të punës.

Përveç të hyrave nga paga e ministres 13,823.04 ajo merr edhe dy rroga të tjera nga dy kolegje private.

Një deklarim të pazakontë në APK, ka bërë ministrja Rizvanolli derisa deklaron vlerën e kursimeve të saj në Trustin Pensional.

Ajo deklaron se posedon kursime pensionale mbi 40 mijë euro në Trust.

Ndërkaq, vetëm nga depozitat e saja të larta në banka prej mbi 200 mijë euro, ka përfituar interes në kursime 1,478 euro më 2022. Por, nuk mbeti keq as për mëditje. Për udhëtimet zyrtare jashtë vendit mori mbi 3 mijë euro.

Ndërsa, si pasuri të luajtshme ajo ka deklaruar në posedim një veturë në vlerë 16 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat