Raci: UNIMK-u, EULEX-i e sistemi i drejtësisë pas pavarësisë dështuan me vrasjet politike

Aktuale

Raci: UNIMK-u, EULEX-i e sistemi i drejtësisë pas pavarësisë dështuan me vrasjet politike

Më: 9 maj 2023 Në ora: 22:43
Gazmir Raci

Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë për vrasjet politike që supozohet të kenë ndodhur në Kosovë, kanë dështuar tri palë të sistemeve të drejtësisë.

Sipas tij, për zbardhjen e këtyre rasteve kanë dështuar UNMIK-u, EULEX-i e sistemi i drejtësisë pas pavarësisë.

“Është periudha e UNMIK-ut, ku kryesisht sistemi i drejtësisë për këto vrasje politike ka qenë dështim dhe nuk ka pasur mundësi që të mbrohen dëshmitarët dhe natyrisht që dështimin më të madh e përcjell periudha e UNMIK-ut, sepse edhe ka qenë periudha më e gjatë e administrimit me sistemin e drejtësisë”.

“Pastaj e kemi periudhën kur EULEX-i i merr kompetencat nga UNMIK-u, ku ata as nuk ia transferojnë një pjesë të lëndëve dhe në fund kemi sistemin tonë të drejtësisë pas pavarësisë”, është shprehur Raci në Rubikon.

Tutje, ai tha se sistemi i drejtësisë pas pavarësisë asnjëherë s’është marrë me këtë çështje, teksa shtoi se “shumë parti politike kanë përfituar nga këto raste”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat