Rekord i bankave komerciale, në mars fituan mbi gjysmë milioni euro në ditë

Aktuale

Rekord i bankave komerciale, në mars fituan mbi gjysmë milioni euro në ditë

Më: 9 maj 2023 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Bankat komerciale në Kosovë vazhdojnë t’i rrisin fitimet e tyre enorme për çdo vit.

Vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti, bankat komerciale kanë arritur fitim të pastër neto prej 40.3 milionë euro.

“Fitimi neto i bankave komerciale është 40.3 milionë euro deri në muajin mars”, thuhet në raportin e publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Sipas raportit në fjalë, vetëm në muajin mars, bankat kanë realizuar fitim neto 15.1 milionë euro ose mbi gjysmë milioni euro fitim në ditë. Në muajin janar dhe shkurt, fitimi i bankave ishte 25.2 milionë euro.

Përvec rritjes së normave të kredive, disa prej bankave kanë nisur ngritjen e çmimeve edhe për shërbimet bankare.

Në këtë raport thuhet se normat e kredisë kanë arritë 6.3 për qind, derisa në pjesën e parë të vitit 2022 ishte nën 6 për qind.

Për nga fitmi, nuk qëndrojnë keq as institucionet mikrofinanciare, të cilat deri në mars patën profit neto 4.2 milionë euro.

Aktualisht në tregun e Kosovës operojnë 12 banka komerciale, prej të cilave 9 janë me kapital të huaj. Ndërsa, numri i IMF-ve 31, prej të cilave me pronësi të huaj 14, prej të cilave me pronësi të huaj 9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat