Pak progres në takimin Kosovë-Serbi në Bruksel, thonë mediat ndërkombëtare

Aktuale

Pak progres në takimin Kosovë-Serbi në Bruksel, thonë mediat ndërkombëtare

Më: 2 maj 2023 Në ora: 23:57
Foto nga takimi

Kosova dhe Serbia sot janë takuar në Bruksel për të vazhduar dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Takimin e udhëhoqi shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i shoqëruar nga emisari i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak.

E përpos pajtimit mes Kurtit e Vuçiqit për Deklaratën për Personat e Zhdukur në luftë, dakordim tjetër nuk pati.

Këtë e konfirmoi edhe Borrelli në konferencën për media, duke thënë se palët ende ishin larg përafrimit të qëndrimeve për sa i përket Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Pak progres në bisedimet e liderëve të Kosovës dhe Serbisë të mbështetura nga BE-ja”.

Është ky titulli i agjencisë së lajmeve AP, tekst i cili është përcjellë edhe nga media tjera të mëdha.

“Kosova dhe Serbia pajtohen për të ndihmuar në gjetjen e të zhdukurve nga lufta”, thotë BBC-ja në titullin e tekstit që ia kushton dialogut të sotëm në Bruksel.

Edhe mediat tjera të huaja, në gjuhë të ndryshme, kanë raportuar për këtë takim të radhës mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, duke e përmendur kryesisht dakordimin për Deklaratën për Personat e Zhdukur në luftën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat