Shefja e UNMIK-ut i gëzohet liberalizimit të vizave

Aktuale

Shefja e UNMIK-ut i gëzohet liberalizimit të vizave

Më: 19 prill 2023 Në ora: 19:01
Caroline Ziadeh

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, e ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave.

Në një cicërimë në Twitter, thuhet se Ziadeh e mirëpret miratimin e Parlamentit Evropian për vizat.

“Kjo do të lehtësojë udhëtimin dhe shkëmbimin e njerëzve për të mirën e të gjitha komuniteteve”, ka thënë Ziadeh.

Në Strasburg sot është nënshkruar vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky vendim u nënshkrua nga përfaqësuesit e dy institucioneve të BE-së, Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Jessika Sowall, ministrja për Çështje Evropiane e Suedisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat