Escobar: Është koha për të formuar Asociacionin

Aktuale

Escobar: Është koha për të formuar Asociacionin

Më: 19 prill 2023 Në ora: 17:49
Gabriel Escobar

SHBA pret që Beogradi dhe Prishtina të ofrojnë një kornizë kohore për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe propozimet fillestare për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, tha sot i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Gabriel Escobar dhe vlerësoi se ka ardhur koha të formohet asociacioni.

“Ne presim propozime fillestare për formimin e asociacionit, por presim gjithashtu një afat kohor për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Kjo do të thotë se të gjitha palët duhet të vijnë të përgatitura”, shtoi ai për mediumin serb, Tanjug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat