Lushaku-Sadriu për vizat: Kjo qeveri një tender për pasaporta s’dinë me menaxhu

Aktuale

Lushaku-Sadriu për vizat: Kjo qeveri një tender për pasaporta s’dinë me menaxhu

Më: 18 prill 2023 Në ora: 22:38
Jehona Lushaku-Sadriu

Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), po e sheh si problem impelemtimin e tij nga institucionet e Kosovës zyrtarja e LDK-së Jehona Lushaku-Sadriu.

Ajo në Politiko tha se sistemi ETIAS nuk vlenë vetëm për Kosovën, po për të gjitha shtetet e BE-së që e aplikojnë Shëngenin.

Lushaku hodhi dyshime për menaxhimin e këtij sistemi nga ana kosovare.

“ETIAS është sistem i regjistrimit i bazës së të dhënave, por Kosova është larg për me instalu dhe apliku këtë sistem. Kur nuk mujmë me menaxhu një prokurorim për pasaport se di qysh kemi me menaxhu ETIAS-in.”, deklaroi Lushaku.

Ajo ka përmendur edhe kriteret tjera që Kosova duhet t’i plotësojë për të arritur zbatimin final të liberalizimit të vizave.

“Nuk po them që shtyhet. Por, që është një obligim shumë i madh që kërkon seriozitet. Nëse kjo qeveri nuk di me menaxhu një tender me pasaporta, se di qysh ka me menaxhu krejt implementimin e marrëveshjes, se aty s’është vetëm një, por edhe 99 tjera.”, shtoi Lushaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat