Çitaku fajëson VV-në për vonesat e vizave: Vonesat i shkaktoi me kauza të rrejshme

Aktuale

Çitaku fajëson VV-në për vonesat e vizave: Vonesat i shkaktoi me kauza të rrejshme

Më: 18 prill 2023 Në ora: 13:55
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për vendimin pozitiv të PE-së për heqjen e vizave për Kosovën.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se vonesat janë shkaktuar nga kauzat e rrejshme të Vetëvendosjes.

“Me shumë vite vonesë, disa të shkaktuara nga kauzat e rrejshme të eksponentëve të klasës politike që sot janë në pushtet, e disa të tjera nga shpërfillja nga ana e B.E, më në fund u përmbyll procesi i stërgjatur i liberalizimit të vizave.

Mirënjohje dhe falenderim të gjithë zyrtarëve publik, në Institucionet qëndrore dhe lokale, për punën dhe angazhimin në përmbushjen e kritereve të paracaktuara nga Komisioni Evropian”, shkroi Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat