Halimi: Në këtë qeveri kemi jo vetëm shkelje të Kushtetutës, por edhe diskurs publik antikushtetues

Aktuale

Halimi: Në këtë qeveri kemi jo vetëm shkelje të Kushtetutës, por edhe diskurs publik antikushtetues

Më: 9 prill 2023 Në ora: 14:00
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese kundrejt përpjekjes së qeverisë për të krijuar, sipas saj, një realitet qeverisës antikushtetues, është shpërfaqje reale e ndërtimit të demokracisë në vend dhe funksionimit të sistemit me rezon shtetëror.

“Çdo përpjekje nga partia në pushtet për të mos i respektuar vendimet e kësaj gjykate e çon vendin në krizë politike e institucionale dhe paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Fryma populliste dhe propaganda nuk mund të zënë vend në historinë e demokracisë kosovare të krijuar me shumë mund nga qytetarët e kësaj republike”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Halimi tha se në këtë qeveri vërehen shkelje të Kushtetutës si dhe diskurs publik antikushtetues.

“Përgjatë një periudhe aq të shkurtër të mandatit të këtij pushteti, kemi jo vetëm shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës së Republikës, por edhe diskurs publik antikushtetues”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat