“Albin Kurti është produkt i Hashim Thaçit”

Aktuale

“Albin Kurti është produkt i Hashim Thaçit”

Më: 9 prill 2023 Në ora: 09:32
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është produkt i ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Sipas tij, Kurti tërë kohën e ka kundërshtuar Thaçin dhe nëpërmjet kësaj logjike “ai është produkt i ish-presidentit”, i cili aktualisht po gjykohet për krime lufte në Hagë, bashkë me ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

“Njëra ndër ato për çka e vlerësojë Thaçin, është, qasja që e ka pasur për të bashkangjitur Luginës e Preshevës me Kosovën, ka qenë një momentum, të cilën edhe Albin Kurti në atë kohe e ka kundërshtuar, edhe unë jam tej mase i irrituar me Albinin, sepse jo vetëm që e ka kundërshtuar, ka organizuar demonstratë në Mitrovicë në 2019 kundër teorisë së Hashim Thaçit”, tha ai për RTV Dukagjini,.

“Në këtë kontekst unë e shoh Albinin si një produkt të Hashim Thaçit. Nëpërmjet asaj që e ka kundërshtuar Hashimin, i ka kundërshtuar xhipat, e ka kundërshtuar takimin me Vuçiqin, i ka kundërshtuar negociatat, e ka kundërshtuar shtetin, e ka kundërshtuar formimin e Kosovës, e ka kundërshtuar kravatat e shumë tjera dhe i ka bindur qytetarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat