Përplasje të ashpra në Kuvend, debati eskalon në fyerje të rënda – ndërhyn Konjufca

Aktuale

Përplasje të ashpra në Kuvend, debati eskalon në fyerje të rënda – ndërhyn Konjufca

Nga: Bota sot Më: 7 prill 2023 Në ora: 06:28 Përditësuar në ora: 18:04 më 07.04.2023
Kuvendi i Kosovës

Përfundon seanca e sotme e Kuvendit, vazhdon të mërkurën

Ka përfunduar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, për të vazhduar të mërkurën e ardhshme.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se arsyeja e ndërprejes së seancës është pasi brenda në sallë janë vetëm nëntë deputetë të Lëvzijes Vetëvendosje.

“Për shkak se janë vetëm nëntë deputet të Vetëvendosjes.

Vazhdojmë të mërkurën, e ndërprerjmë këtu seancën”, tha Konjufca.

Agim Veliu me akuza drejtuar Albin Kurtit

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka hedhur kritika në drejtim të Albin Kurtit sa i përket dy viteve qeverisje.

Veliu tha se Kurti bëri gjithçka për të ardhur në pushtet, duke shkaktuar edhe gjakderdhje.

“Albin qove shume pluhur e tym, shkaktove edhe gjakdardhje derisa erdhe ne pushtet. Derisa u ule aty ku je i pergjake edhe rrugët me gjakun e atyre që te besuan verbërisht. I bëre te gjitha derisa erdhe në pushtet. Erdhe me moton “qëllimi justifikon mjetin”

“Erdhe me premtime të mëdha për ta çkapur shtetin. Për dy vjet vetem shkaktove kriza dhe varfërove popullin. Erdhe me logjikën e dikatorit që sa më shumë te varfërosh popullin aq më shumë të nënshtrohet. Sot kemi një Albin mashtrues me kravatë” tha Veliu në Kuvend.

Tahiri-Qeverisë: Infrastruktura rrugore mbeti vetëm në letër

Edhe sot ka vazhduar seanca në Kuvendin e Kosovës, për qeverisjen dy vjeçare nga kryeministri Albin Kurti.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, e ka pyetur ministrin e infrastrukturës dhe zv/ministrin Hysen Durmishi, se përse i kanë gënjyer qytetarët e Podujevës, se rruga Prishtinë Podujevë do të përfundojë për 9 muaj.

 “Infrastruktura rrugore mbeti vetëm në letër!

Në debatin parlamentar rreth punës dyvjeçare të Qeverisë, një ndër temat kryesore ka qenë infrastruktura rrugore. Në seancë theksova se e kuptoj plotësisht procedurën që e sqaroi ministri për shpronësimin dhe problemet teknike. Por, nuk e kuptoj zv/ministrin, Hysen Durmishi, kur në fushatë zgjedhore iu thotë qytetarëve të Podujevës se për nëntë muaj rruga Podujevë-Prishtinë kryhet. Pastaj, shkon kryeministri e deklarohet për këtë. Jo që kanë kaluar nëntë muaj, por kemi hyrë në vitin e tretë dhe rruga Podujevë-Prishtinë nuk është kryer. Këtu duhet të japin përgjegjësi politike, duke kërkuar falje që kemi qenë në kohë zgjedhjesh. Sa i përket qëndrimit politik, në rregull jemi. Por, jo me përdor mekanizmin qeveritar për një synim puro politik” ka thënë Tahiri.

Kur flet për rrugët, rruga Prishtinë-Gjilan është iniciuar nga Pal Lekaj, kur ka qenë ministër i Infrastrukturës, rruga Prishtinë-Mitrovicë, po ashtu u nis nga Pal Lekaj. Por, na tregoni për rrugën Kievë-Zahaq, që i keni pasur 200 milionë euro prej BERZh-it, ku janë ato para, pse e keni zvogëluar trasenë e rrugës, pse keni bërë intervenime? Ndërsa, rruga për Brezovicë ka qenë e shtruar, vetëm një shtresë asfalt ka pasur nevojë të shtrohet. Rruga për Malin e Zi, negocimi është kryer në kohën e Pal Lekajt sa ishte ministër”, shtoi ai.

Tutje Tahiri në replikën e tij drejtuar ministrit të infrastrukturës, i tha ta mendojmë që gjithçka është ashtu siç po thoni ju, po a keni menduar të vendosni sinjaizime në rrugën Prishtinë-Podujevë dhe a keni menduar një kërkim falje ta bëni për ata qytetarë të Podujevës dhe për të gjithë diasporën që vijnë përmes asaj rruge të cilët në çdo moment e kanë jetën në rrezik.

Ministër po e lëmë që po i pranoj të gjitha ato që i the, por a ka mundur të vendosen sinjalizimet në rrugën Prishtinë-Podujevë? A s’ka mundësi një kërkim falje ta bëni për ata qytetarë të Podujevës dhe për të gjithë diasporën që vijnë përmes asaj rruge të cilët në çdo moment e kanë jetën në rrezik.

Nuk mund ta pranojmë faktin, që në kohën e zgjedhjeve deklaroni se do ta përfundoni rrugën për nëntë muaj, ndërsa tani dy vjet e gjysmë të pauzoni. Të paktën sinjalizimin ta bëni”, përfundoi Tahiri.

Haxhiu-Kurtit: Pasulin me hoxhallarë në opozitë, rakinë me kundërshtarët politik në opozitë, nuk e gëlltit askush

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se nuk mund ta marrësh besimin e qytetarëve, e të ndryshojë vetëm gjendja financiare e ministrave e pushtetarëve.

Ai gjithashtu ka bërë një krahasim mes pasulit në opozitë dhe rakisë në pozitë, duke thënë se këtë nuk ua gëlltit askush.

“Ndoshta në fillim edhe mundesh, por pastaj nuk mundesh me marr besimin e qytetarëve 51 për qind për ndryshim, e me ndryshu vetëm gjendja financiare e ministrave e pushtetarëve, me i rrit pagat e tyre, ndërsa qytetarët të varfërohen”.

“Nuk mundesh me e mashtru qytetarin deri në këtë nivel, me i rrokullis maunet e mallrave të Serbisë, kur je në opozitë, por kur je në pushtet importi me Serbinë me e pasë nivelin më të lartë tregtar.Pasulin me hoxhallarë në opozitë, me e zëvëndësu me raki me kundërshtarët politik kur je në qeveri, këtë nuk ua gëlltit askush”, u shpreh ai.

Hajrulla Çeku në Kuvend fajësohet se e bllokoi licencimin e FFK-së, kërkohet reflektimi i tij

Se Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit sot është bërë pjesë e grupeve të interest dhe me qëllime të caktuara ka neglizhuar dhe vonuar procesinë e licecimit të FFK-së, e konfirmoi sot edhe Deputeti, Bekim Haxhiu i cili kërkoi nga ministri të mos e zvarrit këtë proces pasi klubet po  pësojnë më së shumti.

Doemos mbështes procesin e licencimit, mirëpo me këtë proces të licencimit, klubeve të futbollit u janë humbur 3.2 milionë euro në vitin 2022, për shkak të një vendimi të ministrit në fund të vitit të kaluar për ndërprerjen e dhënies së vërtetimeve për sponsorizim derisa procesi i licencimit është në vazhdim e sipër. Dhe kjo i ka shkaktuar dëme të mëdha futbollit kosovar, duke ua pamundësuar klubeve që të marrin vërtetime për sponsorizim edhe pse kishin kontrata valide. Ky është një vendim i gabuar i ministrit Çeku”, tha ndër tjera sot deputeti Haxhiu, i cili fajësoi ministrin Çeku edhe për ndërprerjen e projekteve të Stadiumit Nacional dhe stadiumin “Adem Jashari”.

MKRS e mbështetur edhe në grupe të interest ka bërë që sot shumë klube të përjetojnë situatë të vështirë financiare pasi e ka ndal ligjin e sponsorizimit. Ky bllokim i licencimit tashmë është i qartë dhe ka adresë të saktë. Duke besuar se duke i bllokuar klubet do të ndikojnë tek ato që t’ja kthejnë shpinën FFK-së dhe kryetarit Agim Ademi dhe të sjellin njerëzit e tyre, u ndërhy në procesin e licencimit.

Mirëpo tashmë është e qartë që nuk do të ndodhë, pasi klubet më të bashkuara se kurrë e mbështetin këtë FFK dhe do të jenë mbrapa saj dhe nuk do të ndikohen nga askush nga jashtë.

Musliu: Albin Kurti si kryeministër, luftën më të ashpër e ka bërë me Albin Kurtin e para dy vitesh

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se Albin Kurti si kryeministër, luftën më të ashpër e ka zhvilluar me Albin Kurtin e para dy vitesh.

Ajo tha se dëshiron të kujtojë se si ka ardhur Albin Kurti në pushtet, duke u shprehur se ajo rrugë ishte rruga e refuzimit, e propagandës dhe e akuzave.

“Për këtë periudhë dyvjeçare, Albin Kurti si kryeministër, luftën më të ashpër e ka zhvilluar me Albin Kurtin e para dy vitesh. Le të kujtojmë njëherë që rruga përmes së cilës Albin Kurti erdhi në pushtet, ishte rruga e refuzimit, e propagandës dhe e akuzave”.

“Ishte rruga e cilësimit të politikbërjes së rruga e tradhëtisë kombëtare, ishte rruga e demonstratave që u printe Albin Kurti e në të cilat u vranë qytetarë të këtij vendi, të cilët i besonin propagandës së tij. Ishte rruga e cila burgosi të rinj e të reja, rruga që ofendoi e plagosi polic të Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.

Ajo u shpreh se Kurti dikur shtetin e Kosovës e shihte thjeshtë si një koloni funksionale.

“Për të folur për të gjithë përrallat e Albinit, duhet shumë kohë që sot nuk e kam në dispozicion, por nuk kam se si të mos e përmend perlën e Albinit, atë qërshin që ai e përpiu me gjithë bërthamë, shtetin e Kosovës, që dikur e shihte thjeshtë si një koloni funksionale që nuk e pranonte si realitet dhe nuk e respektonte asnjë nga simbolet e tij”, u shpreh tutje ai.

​Zemaj-ministrit Çeku: Ti je hajn

Debati dhe akuzat në mes ministrit të Kulturës, Hajrullaj Çeku dhe deputetit të LDK-së, Armend Zemaj ka sërish në seancën e sotme të Kuvendit. Derisa Çeku i tha Zemajt se është gënjeshtar, ky i fundit i tha ministrit se është hajn.

Debati nisi për ekspertin që paguhet nga ministria e Kulturës në vlerë 5500 euro, për të cilin ministri tha se nuk është këshilltarë politikë, i emëruar nga ai por është konsulent profesional.

Çeku: Kur nuk ka argumente, zëvendësohen me gënjeshtra dhe me ofendime ku degjeneruat

“Fatkeqësisht vetëm është rritur lista e gënjeshtrave, domethënë aty ku nuk ka argumente ato zëvendësohen me të pavërteta, dhe me ofendime ku degjeneruat para pak minutash. Kjo është e pa pranueshme zoti deputet“, tha ai.

Kurse, deputeti Zemaj tha se cili është luksi me pagu një këshilltar 5500 euro në muajt.

Zemaj: Dil para Kuvendit të Kosovës, hajn

“Edhe një herë po ta bëj pyetjen, Kosova ime e dashur, deputet, cili është luksi 5500 euro me pagu një këshilltar në muajt, tregoma rezultatin e tij, taksat e mija, taksat e juaja, taksat e qytetarëve të Kosovës, cila është gënjeshtra, a më e madhe është hajnia me fakte apo neve këtu që po thua po supozoni. Dil arsyetoje këtë, dil para Kuvendit të Kosovës, hajn“, tha ai.

Çeku flet për licencimin e federatave të sportit, kritikohet nga deputetët

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku prezantoi buxhetin e këtij viti për sportin, si dhe zbuloi se dy dokumentet qendrore të reformës sportive, strategjinë shtetërore dhe ligjin e ri për sportin që priten të miratohen së shpejti.

Çeku tha se ligji anti-doping veçse është miratuar, ndërsa në procedurë të miratimit është plotësimi i ligjit për parandalimin e dukurive negative në sport, kurse tha se është vendosur një standard themelor i integritetit në sport, që është licencimi i federatave të sportit me kritere shumë të forta.

Çeku: Buxheti për sportin e gjetëm me tre milionë euro, sivjet është mbi tetë milionë euro

“Buxhetin për sportin e gjetëm me tre milionë euro, ndërsa mbështetja direkte për Komitetin Olimpik, federatat, klubet e sportistët sivjet është mbi tetë milionë euro. Dy dokumentet qendrore të reformës sportive, strategjia shtetërore dhe ligji i ri për sportin priten të miratohen së shpejti. Ligji anti-doping është miratuar, në procedurë është plotësimi i ligjit për parandalimin e dukurive negative në sport dhe shumë akte nënligjore. Një standard themelor të integritetit që kemi vendosur në sport është licencimi i federatave të sportit me kritere shumë të forta. Tash jemi afër përmbylljes së këtij procesi, mbi 30 federata të sportit janë licencuar ose janë në prag të licencimit”, tha Çeku. 

Ndërkaq, ministrit Çeku i ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tha se procesi i licencimit do të duhet të nis në vitin 2023.

Haxhiu: Licencimi vendim i gabuar i ministrit Çeku

“Doemos që mbështes një proces të licencimit, mirëpo me këtë proces të licencimit, klubeve sportive të futbollit i janë humbur 3.2 milionë euro në vitin 2022, për shkak të një vendimi që ministri e merr në fund të vitit 2022 për ta ndërprerë dhënien e vërtetimeve për sponzorizim derisa procesi është në vazhdim e sipër dhe kjo i ka shkaktuar dëme të mëdha të futbollit të Kosovës, duke ua pamundësuar që të marrin vërtetime për sponzorizim ata të cilët vetëm kishin kontrata valide. Kjo nuk do të duhej të ndodhte për vitin 2022. Si proces dhe duhet të vazhdonte në vitin 2023, pasi Federata e Futbollit nuk ishte federatë e licencuar dhe ky është një vendim i gabuar i ministrit Çeku”, tha ai.

Replikës së deputetit Haxhiu i është kundërpërgjigjur ministri Çeku, duke thënë se për të përfituar nga ligji i licencimit, duhet të jesh i licencuar.

Çeku: Duhesh me qenë i licencuar për të përfituar nga ligji i sponsorizimit 

“Për sponsorizim, duhesh me qenë i licencum për me përfitu nga ligji i sponsorizimit. Qysh me marr sponsorizim pa licencim? E merr licencën, i merr edhe sponsorizimin”, tha Çeku.

Po ashtu, Çeku tha se njëra nga angazhimet kryesore të MKRS-së ka qenë promovimi i Kosovës si organizatore e ngjarjeve ndërkombëtare sportive, dhe këtë pozicion do ta fuqizojë kandidatura për Lojërat Mesdhetare

Çeku: Synojmë organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

“Një nga angazhimet tona qendrore ka qenë promovimi i Kosovës si organizatore e ngjarjeve ndërkombëtare sportive. Kemi mbështetur disa ngjarje të rëndësishme në hendboll dhe në basketboll, ndërsa këtë sezon synojmë ta fuqizojmë përmes kandidaturës tonë shumë serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, një nga ngjarjet më të mëdha multi-sportive në botë”,tha Çeku. 

Sa i përket licencimit të federatave të sportit, bujë të madhe ka bërë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), e cila ende nuk është licencuar nga MKRS-ja, dhe tani klubet rrezikojnë që të humbasin sponsorët.

​Akuza e kundërakuza në mes Çekut e Zemajt, reagon Konjufca

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ka ndodh edhe një debat i ashpër në mes ministrit të Kulturës, Hajrull Çeku dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj. Ky i fundit u kritiku për gjuhë joparlamentare.

Fillimisht deputeti Zemaj pyeti ministrin Çeku për një ekspert që e paguajnë mbi 5500 euro.

Zemaj: E keni angazhuar një ekspert që iu këshillon me një pagë mujore 5500 euro

“Sipas informacioneve që ne i kemi ju e keni angazhuar një ekspert që iu këshillon me një pagë mujore 5500 euro, a mundeni me tregu çfarë cilësi ka ky ekspert me paguar 5500 euro, për çka për trashëgimi, për sport”, tha ai, duke shtuar se ministria ka dhënë 5 milionë për subvencione, kryesisht për OJQ në Prizren, sidomos te ajo ku ministri ka qenë para se të ishte ministër.

Ministri Hajrullah Çeku e mohoi se ai është këshilltarë i tij por është konsulent profesional.

Çeku: Është konsulent profesional

“Nuk ka këshilltar për ministrit, është konsulent profesional që është angazhuar nga administrata, nuk është emrim politikë, nuk është këshilltar i ministrit, nuk ka kuptim që një këshilltar të paguhet por ai është konsulent që ofron shërbime të caktuara të cilat e kanë vlerën që e kanë. Kontrata është publike, për ato shërbime ai ka thënë kaq kushton, nuk është këshilltar i ministrit, është gabim kështu me bërë deklarata të paqëndrueshme. Thatë shumica e subvencioneve janë shkuar në Prizren, është gënjeshtër. Stadiumi nacional nuk është anuluar asnjëherë”, tha ai.

E në momentin që ministri përfundoi fjalimin, akuzat e fyerjet vazhduan nga foltorja e tyre.

Aty dëgjohet Zemaj duke thënë se nuk i tha ministrit që po gënjen por vetëm bëri pyetje e ministri “gënjeshtar le t’i thotë babait të vet”. Kurse, ministri i tha Zemajt se i thotë vetit deputet e duhet të ketë turp se çka flet.

Aty reagoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se fjala gënjeshtër nuk është fjalë joparlamentare.

Konjufca: Fjalët tjera që po i përdoreni ju Zemaj janë joparlamentare

“Fjala gënjeshtër dhe fjala mashtrim nuk është fjalor joparlamentar sepse e keni përdorë edhe ju shumë shpesh edhe ju dhe është përdorë në këtë Kuvend. Kurse fjalët tjera që po i përdoreni ju zoti Zemaj janë jo parlamentare, ndonëse po i përdorni pa mikrofon por nuk e lejoj këtë në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

“Rrugaç, lahper, majmun” – fyhen mes vete ministri Çeku e deputeti Zemaj

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, janë përplasur verbalisht me njëri tjetrin në Kuvendin e Kosovës.

Derisa po diskutohej për punën dyvjeçare të qeverisë, Zemaj i është drejtuar Çekut me fjalët “rrugaç, lahper, majmun”.

Paraprakisht ministri Çeku e kishte quajtur gënjeshtar deputetin Zemajn për një deklaratë të tijën. Ai i ka thënë se duhet t’i vijë turp për fjalorin.

Ndërkohë, kryeparlamentari Glauk Konjufca ua ka tërhequr vërejtjen të dyve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat