Miftaraj: Gabimi më i madh i ShBA-së është që u ka besuar shumë politikanëve në Kosovë

Aktuale

Miftaraj: Gabimi më i madh i ShBA-së është që u ka besuar shumë politikanëve në Kosovë

Më: 5 prill 2023 Në ora: 21:47
Ehat Miftaraj

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gabimin më të madh e kanë bërë që u kanë besuar politikanëve të Kosovës.

Madje, Miftaraj vlerësoi që të gjitha qeveritë paraprake dhe tani Qeveria Kurti, nuk kanë pasur kapacitete për t’i lexuar kërkesat e ndërkombëtarëve.

“ShBA gabimin më të madh që e kanë bërë, është që ndoshta u kanë besuar shumë politikanëve tanë në Kosovë. Kosova si shtet, ka dështuar që të marrë mësime, ekspertiza, përvojën që  ShBA-të i kanë ofruar Kosovës. Fatkeqësisht, qeveritë tona pa dallim, nuk kanë kapacitet t’i lexojnë mesazhet e kërkesat ndërkombëtare. Republika e Kosovës nuk ka pasur kapacitet e as vullnet për t’i hetuar krimet e luftës në Kosovë”, potencoi Miftaraj.

Më tej, Miftaraj theksoi që interesi i të gjitha partive në pushtet nuk ka qenë aspak zbulimi i krimeve të luftës.

“Nuk e kanë pasur në interes sundimin e ligjit, as qeverisjen e mirë, as zhvillimin e ekonomisë. Qëllimi kryesor ka qenë me i kap institucionet. Për ta me rëndësi ka qenë se kush e ka prokurorin në menaxhim e drejtorin e policisë”, u shpreh Miftaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat