Pacolli: Urime! Ky shtet nis bashkëpunimin me Kosovën në të gjitha fushat

Aktuale

Pacolli: Urime! Ky shtet nis bashkëpunimin me Kosovën në të gjitha fushat

Më: 17 mars 2023 Në ora: 19:29
Behgjet Pacolli

Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se Kenia ka nisur partneritet bashkëpunimi me Kosovën në të gjitha fushat.

Pacolli tha se për këtë u deshën 7 vjet, të ndryshojnë tri qeveri e të ketë tetë vizita dhe mikpritje të shumë mysafirëve.

Reagimi i Pacollit:

Sot, 7 vjet më parë, ishim në Kenia për herë të parë për të lobuar për njohjen nga ky vend i madh afrikan. U deshën 7 vite të kalojnë, 3 qeveri të ndryshojnë, shumë punë, 8 vizita dhe mikpritje shumë herë të mysafirëve që ky vend të fillojë një partneritet bashkëpunimi me Kosovën në të gjitha fushat.

Urime Kosovë! Kenia është një fuqi në kontinentin afrikan dhe Kosova nga tani duhet të shfrytëzojë potencialin nga ky partneritet i krijuar.

Gjyshi më thoshte gjithmonë se "mos vepro kurrë në atë mënyrë që dyert të mbyllen pas teje, ato gjithmonë duhet t'i gjesh të hapura kur të duhet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat