Baton Haxhiu zbulon 4 kushtet e ndërkombëtarëve për pozitë e opozitë para datës 18 mars

Aktuale

Baton Haxhiu zbulon 4 kushtet e ndërkombëtarëve për pozitë e opozitë para datës 18 mars

Më: 14 mars 2023 Në ora: 21:14
Baton Haxhiu

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se komuniteti ndërkombëtar ka vendosur katër kushte për pozitën dhe opozitën në Kosovës sa i përket pritshmërive ndaj dialogut me Serbinë.

Haxhiu thotë se këto katër kushte nuk kanë alternativë dhe se ngjarjet gjeopolitike me fillimin e luftës në Ukrainë, pritet që marrëveshja të përmbyllet shpejt.

“I kanë vendosur katër kushte në të cilën duhet të lëvize edhe pozita edhe opozita”, thotë Haxhiu në emisionin Pressing në T7.

“Në një farë mënyrë ka një lutje që kjo marrëveshje të përmbyllet, duke përfshirë edhe komentin e Kurtit për pikën 16 për krijimin e Asociacionit. Ndërmjetësuesit në këtë moment e kanë vështirë të kuptojnë betejën e brendshme”, shtoi ai.

Këto janë katër pikat që Haxhiu tha në emision:  

-Kriteret kanë të bëjnë me një gjuhë të pazakontë diplomatike. E para, që mos të gaboj po e citoj, t’ia rikujtojnë vetes që komuniteti perëndimor është themelues i shtetit të Kosovës. Që do të thotë se në momente vendimtare të procesit, mendimi i komunitet perëndimor duhet të ketë vlerë.

-E dyta: përgjegjësia dhe shpresa për kompromise. Pra nuk duhet që të ketë rëndësi mendimi i Serbisë dhe Kurti nuk duhet të luajë lojën e Serbisë, por duhet të shkojë më po të sigurt.

-E treta, të përmbahen nga taktizimet dhe deklaratat e panevojshme publike dhe të angazhohen seriozisht në mënyrë konkrete në përmbushjen e pritshmërive të detajuara të komunitetit ndërkombëtar rreth themelimit të Asociacionit të komunave serbe.

-Dhe e katërta, vetëm për opozitën, thotë opozita në Prishtinë ka cdo të drejtë të kundërshtojë qeverinë por nuk duhet të rrezikoj interesat strategjike të Kosovës. Çfarëdo që komuniteti ndërkombëtar pret nga qeveria, pret edhe nga opozita. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat