​ME, memorandum bashkëpunimi me universitetin amerikan për zbatim të strategjisë së energjisë

Aktuale

​ME, memorandum bashkëpunimi me universitetin amerikan për zbatim të strategjisë së energjisë

Më: 13 mars 2023 Në ora: 11:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesin e Universitetit “Columbia” të Nju Jorkut. Përmes këtij memorandumi ky universitet do ta mbështes Ministrinë e Ekonomisë në zbatimin e strategjisë së energjisë 2022 – 2031 përmes studimeve e hulumtimeve akademike, përfshirë intervista e takime në terren.

Siç u bë e ditur, dy pika të fokusit të hulumtimit e raportit të tyre do të jenë zhvillimi i skemave konkurruese për integrim të burimeve të ripërtërishme në Kosovë si dhe skemave mbështetëse për rritje të efiçiencës së energjisë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se përvoja dhe njohuritë e këtij universiteti mbi zhvillimin e sektorit të energjisë, analizën e të dhënave dhe ligjin ofrojnë përbërjen më të madhe të asaj që kërkon politikëbërja e bazuar në dëshmi të energjisë.

Ajo u shpreh e lumtur që Universiteti “Columbia” përzgjodhi Kosovën për projektin e tyre “Capstone”, për çka tha se do të japin maksimumin për të përfituar nga njohuritë e tyre.

Rizvanolli tha se kjo që po bënë ky universitet nuk është thjesht një ushtrim akademik.

Rizvanolli: Mezi presim të mësojmë nga ju për atë që po bëjnë të gjithë

Programi i seminarit ‘Capstone’ i lejon studentët të punojnë me klientë të vërtetë, të zhvillojnë zgjidhje inovative për problemet komplekse të politikave, gjë që është pikërisht ajo që po bëni këtu. Prandaj, jam krenare në fakt që ju zgjodhët Kosovën për projektin tuaj hulumtues ‘Capstone’. Unë jam gjithashtu e impresionuar nga sfondi i studentëve këtu, njohuritë tuaja mbi zhvillimin e sektorit të energjisë, analizën e të dhënave dhe ligjin ofrojnë përbërjen më të madhe të asaj që kërkon politikëbërja e bazuar në dëshmi të energjisë. Prandaj, mezi pres të mësoj më shumë për atë që po bëjnë të gjithë, të lexoj shkurtimisht për biografitë tuaja, si dhe temat tuaja dhe mezi pres këto rezultate të këtij bashkëpunimi. Dhe sigurisht shpresoj se ky nuk do të jetë projekti i fundit për të cilin punojmë me ju”, tha ajo.

Profesori i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike në Universitetin “Columbia”, Jenik Radon u shpreh se kontributi që do të japin shpreson që do ta ndihmojnë Kosovë në zhvillimin e saj.

Radon u shpreh se Kosova është në një situatë shumë strategjike gjeografikisht kështu që nuk ka zgjidhje tjetër veçse duhet të zhvillohet.

Radon: Shpresojmë të japim kontribut të vërtetë

Ne jemi të nderuar që jemi pjesë e saj dhe shpresojmë të japim një kontribut të vërtetë që ju mund ta përdorni, dhe për këtë arsye ne mund të zhvillohemi me ju tani dhe në të ardhmen. Pra, ne presim me padurim një marrëdhënie të vazhdueshme, jo një marrëdhënie të vetme, por një marrëdhënie të vazhdueshme tani mbi të cilën ndërtojmë dhe njohim njëri-tjetrin... Pra, ne e kuptojmë se ajo që bëjmë është më e rëndësishme se kurrë, në mënyrë që të mundemi që vendi juaj të mund të zhvillohet. Ndaj faleminderit që na keni pritur dhe presim me padurim një marrëdhënie të vazhdueshme”, u shpreh ai.

Aktualisht, grupi i studentëve janë duke zhvilluar takime me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë si dhe me të gjithë akterët relevantë për t’u informuar dhe mbledhur informatat e nevojshme për të zhvilluar hulumtimin e studimin e tyre.

Strategjia për energji javën e kaluar është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat