I dyshuari për krime lufte në Pejë kërkon të ekstradohet në Serbi e jo në Kosovë nga Hungaria

Aktuale

I dyshuari për krime lufte në Pejë kërkon të ekstradohet në Serbi e jo në Kosovë nga Hungaria

Më: 1 mars 2023 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Gjykata Rajonale Metropolitane urdhëroi arrestimin me ekstradim të serbit S.S., ekstradimi i të cilit kërkohet nga autoritetet e Serbisë dhe Kosovës për kryerjen e krimeve të luftës.

Kërkesat për ekstradim janë lëshuar për kryerjen e procedurave penale për krime lufte dhe krime të tjera kundër civilëve. Sipas informacioneve të disponueshme, shtetasi serb dhe bashkëpunëtorët e tij dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e civilëve në mars dhe maj të vitit 1999, në lagjen “Kristal” të Pejës, me çka kanë humbur jetën 23 shqiptarë të Kosovës.

Në seancë, i kërkuari deklaroi se është dakord vetëm për ekstradim në Republikën e Serbisë dhe ka kërkuar zbatimin e rregullit të specialitetit për të dyja kërkesat për ekstradim. Kjo e fundit do të thotë se në rastin e ekstradimit të tij mund të procedohet vetëm për veprat e përshkruara në kërkesat për ekstradim.

Gjatë seancës së sotme, gjykata vetëm shqyrtoi nëse për të kërkuarin janë përcaktuar kushtet e ekstradimit dhe arrestit ekstradues në bazë të informacioneve të disponueshme. Vendimi përfundimtar për ekstradimin është në kompetencë të ministrit të Drejtësisë së Hungarisë.

Gjykata vendosi se në bazë të informacionit të disponueshëm përcaktohen kushtet e ekstradimit dhe arrestit me ekstradim të të kërkuarit në lidhje me të dyja kërkesat për ekstradim. Kohëzgjatja e arrestit ekstradues është 6 muaj, data e fillimit të tij është 24 tetor 2022. Gjykata ia përcjell dosjen Ministrisë së Drejtësisë hungareze për vendim përfundimtar për ekstradimin. Vendimi i gjykatës është përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat