“I implikuar deri në palce në këtë rast”, Tomë Gashi me thumba e akuza ndaj Abazit, Molliqajt, Sylës e Kajtazit

Aktuale

“I implikuar deri në palce në këtë rast”, Tomë Gashi me thumba e akuza ndaj Abazit, Molliqajt, Sylës e Kajtazit

Nga: M.L. Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 22:10
Tomë Gashi

Në emisionin televiziv Rubikon u diskutua lidhur me vdekjen e dyshimtë të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Ditëve të fundit është rindezur debati për vdekjen e Deharit, pasi deputeti Haki Abazi akuzoi LVV-në se ka lidhje në zhdukjen e mostrave të Deharit nga laboratori i toksikologjisë.

Panelistë në këtë ishin, Dardan Molliqaj, Sylë Hoxha, Vehbi Kajtazi e Gazmir Rraci.

Për tre nga ta, por edhe për Haki Abazin, avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi ka hedhur “thumba” në rrjetin soical Facebook.

Postimi i plotë:

I pari: Kur ishte zëvendës i palaços, cirku i dukej mbretëri

i dyti: Me kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare për këtë rast

I treti: I implikuar deri në palce në këtë rast që kurrë ky i dyti se ftoi me marr në pyetje, e me të parin përfunduan nga debati në Polici tash garant janë bërë dosta “secretly“

I katërti: Probleme me ADN- në e tij e që është jonjerëzore

Ka edhe më shumë po këta po na mbushin televizionet sonte. Rroftë Demokracia në mision me shkatërruar drejtësinë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat