​Tajani: Italia e përkushtuar për dialog konstruktiv në mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

​Tajani: Italia e përkushtuar për dialog konstruktiv në mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 18:43
Antonio Tajani dhe Vjosa Osmani

Zëvendëskryeministri italian dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Me këtë rast Tajani ka rikonfirmuar përkushtimin e Italisë për dialog konstruktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ambasada e Italisë në Kosovë, ka shpërndarë një pjesë të deklaratës së zëvëndëskryeministrit.

Ai ka theksuar se Italia është në ballë të garantimit të stabilitetit, sigurisë dhe rritjes ekonomike në Ballkan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat