Therja e nxënësve në Drenas, ende s’dihen motivet

Aktuale

Therja e nxënësve në Drenas, ende s’dihen motivet

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 18:42
Ilustrim

Dy nxënës të shkollës “Fehmi Lladrovci” në Poklek të Drenasit kanë mbetur të plagosur, pas një përleshjeje.

As drejtori i shkollës e as ai i Arsimit në komunën e Drenasit nuk kanë bërë të ditur ndonjë informacion për motivet që kanë dërguar deri në përleshje.

Kujtojmë se njëri nga të lënduarit tashmë është dërguar për mjekim intensive në QKUK, ndërsa të dy të plagosurit momentalisht janë jashtë rrezikut për jetë.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka identifikuar tre persona, ku deri më tani janë arrestuar dy prej tyre, të dy të mitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat