Me thirrjen “kundër bosnjëzimit të Kosovës”, në Gjermani protestohet kundër Asociacionit

Aktuale

Me thirrjen “kundër bosnjëzimit të Kosovës”, në Gjermani protestohet kundër Asociacionit

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 18:52
Protesta në Gjermani

Mërgimtarë shqiptarë në Gjermani kanë protestuar këtë të shtunë në Berlin, kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Protesta është organizuar nga aktivistë e shoqatave të bashkatdhetarëve, ndërsa është përkrahur edhe nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani.

“Kundër bosnjizimit të Kosovës”, “Vuçiqi vëllai i vogël i Putinit”, “Vuçiqi e do edhe një luftë në Evropë”, “Jo Asociacionit” e “Jo ndarjes etnike”, ishin disa nga pankartat protestuese në Berlin.

Sipas organizatorëve të protestës, qëllimi i saj është “sensibilizimi i opinionit për rrezikun që paraqet themelimi i enklavave njëetnike (serbe) përkatësisht themelimi edhe i një Republika Srpska, për Kosovën dhe tërë rajonin”.

Ndërkaq, edhe në Prishtinë, më 15 shkurt do të protestohet kundër formimit të Asociacionit nga studentët e Universitetit të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat