Pacolli pasi nuk u votua Trusti: Pushteti ka bërë ndërhyrje flagrante në të drejtat e njeriut

Aktuale

Pacolli pasi nuk u votua Trusti: Pushteti ka bërë ndërhyrje flagrante në të drejtat e njeriut

Më: 19 janar 2023 Në ora: 23:18
Behgjet Pacolli

Depueti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër tëreqjes së një pjese të parave nga Trusti Pensional.

Pacolli përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se me votim të tij, varfëria e qytetarëve “do të zbehej” për disa muaj.

Por sipas tij, partia në pushtet duke votuar kundër, ka bërë ndërhyrje në të drejtat e njeriut.

Postimi i plotë:

Sot, në Kuvendin e Kosovës, deputetët me votën e tyre patën rastin të shërojnë varfërinë e qytetarëve të Kosovës.

Votimi pro do të krijonte mundësinë e tërheqjes së një pjese të Trustit nga qytetarët dhe shpetimit te nje pjese te kursimeve nga humbjet prej shpekullimeve financiare dhe inflacionit marramendes.

Me inflacionin, gati 20%, Kosova dhe qytetarët kanë humbur një pjesë të pasurisë së tyre. Varfëria e qytetarëve, me votim të deputetëve, do të zbehej për disa muaj.

Është në rregull ruajtja e parasë për moshën e pleqërisë, por insistimi i partisë në pushtet kundër tërheqjes së një pjese, e cila po ashtu ju takon qytetarëve, është një ndërhyrje flagrante në të drejtat e njeriut.

Po të kishte ndërgjegjje dhe ato para menaxhohen si duhet dhe sjellin përfitime për qytetarë, do të ishte në rregull dhe do respektohej ashtu siç është bërë deri me tash. Kur dihet se si rrjedhën gjërat në Kosovë dhe në gjithē botën, qytetarëve do duhej tu mundësohej tërheqja e parave të trustit.

Kjo do të ti shërbente secilit qytetarë. Kjo shumë e parave, të bllokuara, as nuk ndihmon qytetarin dhe as familjet, por tashmë kjo pasuri e ruajtur e qytetarëve është bërë objekt i spekulimeve financiare.

Fajësia dhe turpi i takon atyre që më votë i mohuan qytetarëve të tërheqin pasurinë e tyre dhe sadopak t’i ndihmojnë familjes. Peshën e turpit dhe pamëshirësisë le ta mbajnë ata deputete që i lanë në varfëri familjet e këtij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat