Deputeti i VV-së i reagon Çitakut: A po na tregon si u angazhove për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Deputeti i VV-së i reagon Çitakut: A po na tregon si u angazhove për ndarjen e Kosovës

Më: 5 janar 2023 Në ora: 14:49
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka reaguar nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila ka kërkuar sqarime nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, se njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë është e pamundur në këtë fazë.

Abrashi e ka pyetur Çitakun se si ajo është angazhuar për ndarjen e Kosovës.

“Një pyetje për Vlora Çitakun, meqë është shumë e dijshme dhe profesionale: a na sqaron ajo se si u katandisë Kosova, që 3 vjet pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u pajtua për të nënshkruar marrëveshjen për Zajednicë, dhe se si 20 vjet pas luftës dhe 11-12 vjet pas shpalljes së pavarësisë, ajo vet u angazhua për ndarjen e Kosovës”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku dje në një prononcim për Reporteri.net tha se faji që Amerika nuk po flet më për njohje është tek politika e papërgjegjshme e Qeverisë dhe Presidencës.

“Qeveria dhe Presidentja duhet të sqarojnë se si kemi arritur në këtë situatë. Politika e papërgjegjeshme dhe amatoreske ka pasoja. Kjo duket të jetë një nga to”, tha dje Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat