Çitaku kritika Kurtit për qëndrimet e aleatëve se nuk është koha për njohje reciproke

Aktuale

Çitaku kritika Kurtit për qëndrimet e aleatëve se nuk është koha për njohje reciproke

Më: 5 janar 2023 Në ora: 10:08
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, po kërkon që kryeministri Albin Kurti, t’ua sqarojë se si erdhi procesi i dialogut, deri në pikën saqë aleatët të thonë se ”nuk është koha për njohje reciproke”.

Çitaku shprehet tutje se për të sjell vendin në një situatë me marrëveshje pa njohje, duhet të jesh tej mase amater i padijshëm, përcjell klankosova.tv.

”Një marrëveshje gjithëpërfshirëse pa njohjen reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse.

Kryeministri duhet të na e sqarojë se si qenka katandisur procesi deri në atë pikë sa aleatët tanë po thonë tani që nuk është koha për njohje reciproke?

Duhesh me qenë tej mase amater e i padijshëm që në kontekstin gjeopolitik më të favorshëm për Kosovën në 15 vitet e fundit, në vend të marrëveshjes për njohje, të kemi një status quo të re, pa njohje dhe me asociacion.

Ja gjenialiteti i Kryeministrit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat