​‘Kishte marrëveshje” – Topalli: Gjyqtari e prokurori e shpëtuan me “fytyrë” Kurtin

Aktuale

​‘Kishte marrëveshje” – Topalli: Gjyqtari e prokurori e shpëtuan me “fytyrë” Kurtin

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 22:28
Faton Topalli

Faton Topalli e ka quajtur politikë, vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiqit. Topalli tha se prokurori dhe gjyqtari i këtij rasti, e kanë shpëtuar “me fytyrë”, kryeministrin Kurti.

Analisti politik beson se vendimi për Pantiqin, është kërkesa e parë e serbëve përmes një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, për heqjen e barrikadave.

“Nga ana juridike mendoj që ashtu qëndron. Qeveria e Kosovës s’ka arritur ta shtrijë sovranitetin sikurse qeveritë tjera. Prokurori dhe Gjykatësi i rastit të Pantiqit, mendoj që e kanë shpëtuar me fytyrë Kurtin.

Është qetësuar situata, është shtensionuar situata pasi serbët kanë bërë kërkesë që ai të lirohet, e duket qartë që ka pasur marrëveshje. Pra, kushti i parë për heqjen e barrikadave me lirimin e tij, është plotësuar. Ky zotëri është liruar pasi Qeveria e Kosovës s’ka mundësi që as këtë vendim ta ekzekutiv”, tha më tej Topalli në Politiko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat