Dejan Pantiq largohet nga pika kufitare në Jarinjë

Aktuale

Dejan Pantiq largohet nga pika kufitare në Jarinjë

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 21:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Burime të mediave bëjnë të ditur se ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, para pak minutash u mor nga pika kufitare në Jarinjë.

Atë e ka marrë një patrullë e Policisë së Kosovës e shoqëruar nga dy vetura të EULEX-it.

Kujtojmë se sot, Gjykata Themelore ia ka ndërruar masën e sigurisë ish-policit Dejan Pantiq, nga masa e paraburgimit në arrest shtëpiak.

Pantiq është arrestuar më 10 dhjetor si i dyshuar për terrorizëm. Deri sot ai është mbajtur në stacionin policor në Jarinjë.

Ai është i dyshuar për veprën penale “Sulm kundër rendit kushtetues” dhe për “kryerjen e veprës terroriste”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat