“Eliminoni bandat e armatosura serbe me çdo çmim” – Naim Miftari me thirrje për kryeministrin Kurti

Aktuale

“Eliminoni bandat e armatosura serbe me çdo çmim” – Naim Miftari me thirrje për kryeministrin Kurti

Nga: N. Sh. Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 15:14
Fotografi e publikuar nga Naim Miftari - bandat serbe në veri

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari i ka bë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që t’i eliminojë bandat serbe në veri.

Ai po kërkon që të largohen barrikadat me çdo çmim.

Sipas tij, qeveritë dhe kryeminsitrat vinë e shkojnë, por Kosova është e përjetshme.

Postimi i plotë:

Kryministër mos të bëhet tap barikadat serbe, tap flamuri i bardhë largoni barikadat politike serbe, eliminoni bandat e armatosura të Beogradit në veri me çdo çmim, qeveritë, kryminstrat vijnë e shkojnë, por shteti i jonë, Kosova është e përjetshme.

Me heqjen e barikadava largoni edhe qëllimin e opozitës pro serbe ne Kosovë që është për ndarjen e Kosovës, vetëm për të mbet vet në pushtet, ideja Vuçiq, Rama, Thaçi, Mustafa jetojnë në ato barikada sot!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat