Momenti kur mërgimtarët largohen me shpejtësi nga Aeroporti i Prishtinës

Aktuale

Momenti kur mërgimtarët largohen me shpejtësi nga Aeroporti i Prishtinës

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 10:53
Aeroporti “Adem Jashari”

Pas kërcënimit për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës”Adem Jashari”, evakuohen me urgjencë mërgimtarët. Ndryshe edhe policia e ka konfirmuar se është mbyllur përkohësisht ANP.

 “Për shkak të një kanosje me mjet shpërthyes mbyllet përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë” thuhet në njoftimin e policisë. Pas kërcënimit me bombë nga hapësirat e aeroportit janë evakuuar pasagjerët dhe personeli.

Po ashtu edhe zëdhënësja e APN-së, Valentina Gara, ka thënë se të gjitha ekipet emergjente janë duke kryer punën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat