Deputeti i VV’së mysafir në Kuvendin e Turqisë ndjek fjalimin e Erdoganit

Aktuale

Deputeti i VV’së mysafir në Kuvendin e Turqisë ndjek fjalimin e Erdoganit

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 11:22
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka qenë i ftuar nderi nga presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, per ta ndjekur fjalimin e tij.

Vetë Korenica e ka postuar fotografinë në Facebook, të mërkurën.

“Sot, mysafirë nderi i presidentit Erdogan  në fjalimin e tij në Kuvendin e Madh Turk”, ka shkruar ai.

Korenica është larguar nga VV prej pozitës së koordinatorit të VV-së në degën e Rahovecit.

Ai ka thëmë se largimi i tij është bërë për shkak se ka votuar kundër Kodit Civil që përfshin edhe mundësinë e regjistrimit civil për personat e komunitetit LGBT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat