26 vjet heqje lirie, bëhet e ditur pse e mori këtë dënim Salih Mustafa, ‘Gjykata e Hagës e sheh luftën e UҪK-së si të drejtë, por…’

Aktuale

26 vjet heqje lirie, bëhet e ditur pse e mori këtë dënim Salih Mustafa, ‘Gjykata e Hagës e sheh luftën e UҪK-së si të drejtë, por…’

Nga: H.O. Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 17:30
Salih Mustafa

Profesori universitar, për marrëdhënie ndërkombëtare, Enver Bytyҫi në një postim të tij në Facebook ka komentuar, dënimin e Salih Mustafës nga Gjykata e Hagës.

Ai shkruan se në arsyetimin e këtij vendimi përmenden vetëm vrasjet dhe torturat ndaj shqiptarëve, por jo edhe krime ndj serbëve.

Sipas tij, kjo gjykatë nuk mund t’I dënoj e gjykoj shqiptarët për luftën ndaj serbëve, pasi lufta në front është e ligjshme dhe lufta e UҪK-së është përcaktuar si e drejtë.

Postimi i plotë:

Sot Gjykata Speciale e Kosoves ne Hage ka shqiptuar vendimin e pare per denimin e nje prej komandanteve te UCK-se ne zonen e Llapit, Salih Mustafa. Ai u denua ne shkallen e pare me 26 vite te heqjes se lirise.

Ne arsyetimin e vendimit behet fjale per disa krime, si tortura deri me humbje jete te disa shqiptareve, te cilet jane akuzuar prej Mustafes dhe varteseve te tij per spiune te Serbise. Ne vendim nuk u arsyetua asnje krim kunder serbeve.

Kam thene qe kur u arrestuan ata qe sot gjenden ne Hage: - Ata do te gjykohen e denohen per krime kunder shqiptareve, sepse ata nuk kane vrare civile serbe. Per vrasje te policeve e ushtarakeve serbe ata nuk mund te gjykohen e denohen, sepse lufta ne front eshte e ligjshme dhe lufta e UCK-se eshte percaktuar si e drejte.

Por denimi me 26 vite burgim eshte disproporcional. Stanishiq, me nje numer krimesh dhjete here e me shume sesa keto krimet e Salih Mustafes, u denua vetem 12 vite heqje lirie. Ndersa ne kete rast u shqiptua nje denim me shume se dyfish me i madh. Kjo do te thote se ka standarde te dyfishta ne ndeshkim. Edhe gjykata e Hages i denon shqiptaret me shume sesa serbet, pikerisht per shkak se ata jane shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat