Situata në veri/ Karadaku: Pritet vendim politik për heqjen e barrikadave, ka prezencë të KFOR-it amerikan

Aktuale

Situata në veri/ Karadaku: Pritet vendim politik për heqjen e barrikadave, ka prezencë të KFOR-it amerikan

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 12:34
Rudarë, 13 dhjetor 2022.

Serbia vazhdon të mbajë të bllokuara rrugët kryesore në veri të Kosovës, në shenjë proteste kundër arrestimit të një ish-pjesëtari të policisë së Kosovës, i cili dha dorëheqje nga posti i tij muajin e kaluar së bashku me serbët e tjerë.

KFOR-i dhe EULEX-i u bënë thirrje qytetarëve që të zhbllokojnë rrugët, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Ekipi i xhirimeve të Abc ka shkuar në veri të Kosovës për të parë nga afër situatën atje.

Sot gazetarja e Abc, Linda Karadaku ka shkuar në Bërnjak. Ajo raporton se në vend ka prezencë të KFOR-it amerikan dhe letonez, ndërsa tha se sipas burimeve pritet që sot të njoftohet vendim politik për tërheqjen e barrikadave në verim në mënyrë që KFOR të veprojë.

Në një lidhje direkte me gazetaren Sibora Bitri, Karadaku u shpreh që ashtu si dukej nga pamjet ishin shumë pranë barrikadave të vendosura nga serbët në Kosovë, por nuk kishte njerëz përreth.

“Në fakt në këtë pikë që jemi ne, ne nuk shohim njerëz, në gjithë këtë zonë nuk ka këmbë njeriu, kjo rrugë, që është rruga kryesore që të çon në pikën kufitare të Bërnjakut, nuk e di nëse ka ndonjë marrëveshje për heqjen e barrikadave. Kemi KFOR që ndoshta do të heqë barrikadat. Në këtë pikë të rrugës ku jemi nuk shohim prezencë të forcave të policisë së Kosovës”, u shpreh autorja e emisionit Ballkan në ABC Linda Karadaku.

Sipas saj, pikat e kalimit në Bërnjak dhe në Jarinjë janë të bllokuara, nuk ka lëvizje, as në hyrje dhe as në dalje në këto pika kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.

Aktualisht në Bernjak nuk ka asnjë shenje jete. Në zonë qarkullojnë vetëm disa mjete serbe, ndërsa janë hapur vetëm qendra bazike, siç janë farmacitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat