Mehaj: FSK-ja e gatshme në secilën situatë emergjente

Aktuale

Mehaj: FSK-ja e gatshme në secilën situatë emergjente

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 14:10
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar lidhur me vërshimet që po ndodhin nëpër qytete në vend.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se autoritetet zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.

Mehaj tutje ka thënë se FSK-ja është e gatshme me të gjitha kapacitetet të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim

“FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”,përfundon postimi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat