Garda e Iowas: Jashtëzakonisht mirënjohës për partneritetin tonë me Kosovën

Aktuale

Garda e Iowas: Jashtëzakonisht mirënjohës për partneritetin tonë me Kosovën

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 11:01
Garda e Iowas

Rruga e Kosovës drejt krijimit të ushtrisë ka kaluar nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tashmë bashkëpunimi me ushtrinë amerikane për forcimin e FSK-së vazhdon në mënyrë aktive, derisa aspiratat janë që Kosova të bëhet pjesë edhe e NATO-së.

Për këtë bashkëpunim në mes të ushtrisë amerikane dhe ushtrisë së Kosovës ka shkruar edhe Garda Kombëtare e Iowas në faqen zyrtare në twitter.

Garda e Iowas shkruan se janë jashtëzakonisht mirënjohës për partneritetin shtetëror me Republikën e Kosovës.

“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për partneritetin tonë shtetëror me Kosovën”, kanë shkruar në faqen e tyre zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat