Rizavanolli: Kemi ulje të konsumit të energjisë për 6 për qind

Aktuale

Rizavanolli: Kemi ulje të konsumit të energjisë për 6 për qind

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 11:07
Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se ka ulje të konsumit të energjisë elektrike për 6 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Rizvanolli gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që të miratohen për 30 ditë masat për menaxhimin e krizës energjetike.

Siç e dini që gjatë verës disa njësi të termocentraleve kanë qenë në remont total e që nuk kanë mundur t’i mbulojnë tërësisht kërkesën e energjisë elektrike. Situata që nga ajo kohë ka shkuar duke u përkeqësuar dhe do të vazhdoj të mbetet e ndjeshme”, tha Rizvanolli.

Ajo ka përmendur subvencionet që ka dhënë Qeveria për menaxhimin e kësaj krize.

Në funksion të mbështetjes së konsumit të energjisë, ku Qeveria ka ndarë mbi 6 milionë euro. Kemi një ulje të konsumit të energjisë elektrike për 6 për qind, krahasuar me vitin e kaluar”, ka shtuar ajo.

Për t’iu përgjigjur situatës, ju lus që ta vazhdoni për 30 ditë masën për menaxhimin e krizës energjetike”, përfundoi Rizvanolli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat