“O Taulant Nuraj a na e bën hallall që ta kemi shkelë gjakun e nanën po ta rrahim veç që ka mbet pa ty”

Aktuale

“O Taulant Nuraj a na e bën hallall që ta kemi shkelë gjakun e nanën po ta rrahim veç që ka mbet pa ty”

Nga: M.L. Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 17:19
Foto nga vendngjarja

Një e moshuar është rrahur e keqtrajtuar mizorisht nga një infermiere në Shtëpinë e Pleqëve në qytetin e Pejës.

Pamjet janë publikuar sot në rrjetet sociale. Aty shihet gruaja teksa rrahet nga infermierja, ndërsa përreth dëgjohen zëra të tjerë që qeshin.

Më herët u raportua se gruaja që u dhunua brutalisht është nëna e dëshmorit, Taulant Nuraj.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe këngëtari Gold Ag.

Në një postim në Facebook, ai i është drejtuar dëshmorit, duke i kërkuar falje për keqtrajtimin ne nënës së tij.

“O Taulant Nuraj a na e bën hallall që ta kemi shkelë gjakun e nanën po ta rrahim veç që ka mbet pa ty”, ka shkruar këngëtari në Facebook.

Detaje nga rasti këtu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat