Mbi 121 mijë shqiptarë jetojnë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë

Aktuale

Mbi 121 mijë shqiptarë jetojnë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 10:38
Pamje të publikuara nga Nagip Arifi, gjatë takimit me ambasadorin amerikan në Beograd Christopher Hill.

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbi i cili filloi me 1 tetor ka përfunduar të hënën e 31 tetorit, sipas rezultateve preliminare në tri komunat, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, jetojnë saktësisht 121 mijë banorë shqiptarë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, gjatë takimit me ambasadorin amerikan në Beograd Christopher Hill.

Përmes njoftimi Arifi ka thënë se komuna e Bujanocit është komunë në rritje, ku duke e krahasuar me regjistrimin e vitit 2001 është rritur për më shumë se 11 mijë banorë.

“Ditën e djeshme, më 31 tetor 2022, ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Serbisë. Shqiptarët për herë të parë pas regjistrimit të vitit 2001 iu përgjigjen thirrjes për regjistrim. Nga rezultatet preliminare që kemi siguruar mëngjesin e sotëm, Bujanoci numëron 54.498 banorë dhe 13.000 amvisëri, Presheva ka 59.024 banorë dhe 11.654 amvisëri, dhe Medvegja 8.459 banorë dhe 5899 amvisëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat