Në Viti kapen 700 litra vajra motorike të kontrabanduara nga Maqedonia Veriore

Aktuale

Në Viti kapen 700 litra vajra motorike të kontrabanduara nga Maqedonia Veriore

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 17:50
Viti

Sot policia ka pranuar informatë se nga fshati Tanushë i Republikës së Maqedonisë Veriore është duke levizur një furgon i bardhë, pa targa, i dyshuar me mallrat të kontrabanduara dhe dyshohej se mallrat do t’i sjellë në drejtim të Vitisë.

Njësitet e Task Forcës operative të (DRPK) Lindje pas pranimit të kësaj informate kanë ndërmarr masa të nevojshme operativo-taktike duke bërë kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësorë të fshatrave të Vitisë.

“Njësitet e angazhuara policore, ndërkohë kanë pranuar informata tjera relevante se kombi i dyshuar i cili kishte sjell mallrat nga Maqedonia veriore i kishte shkarkuar ato diku në fshatin Drobesh –Viti, perderisa mallrat e shkarkuara nga kombi janë ngarkuar në mjetin tjeter transportues  ËV Caddy ngjyrë e kuqe me targa vendore dhe i njëjti është në drejtim të rruges Viti – Gerlicë. Gjatë një veprimi taktik Policia e Kosovës ka arritur që  në fshatin Sodovinë, komuna e Vitisë ta ndaloj automjetin e lartcekur qe drejtohej nga i dyshuari me inicialet B.K mashkull kosovar nga Ferizaj”, njofton policia.

Polcia njofton se gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuar vajra motorike “(70) pako me nga (10) litra; në total (700) litra të cilat ishin të kontrabanduara nga Republika e Maqedonisë Veriore në Republikën e Kosovës”

“Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat