MCC-ja e ndihmon KGjK-në, lansohen dy platforma për performacën e gjyqësorit e përcjelljen e lëndëve

Aktuale

MCC-ja e ndihmon KGjK-në, lansohen dy platforma për performacën e gjyqësorit e përcjelljen e lëndëve

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 09:23
Foto nga takimi

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj së bashku me Drejtoreshën e MCC-së, Alice Albright kanë bërë lansimin e dy platformave, me ç’rast kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi.

Platformat e lansuara janë: Platforma e të Dhënave Online  (ODP), e cila ofron të dhëna statistikore për performancën e sistemit gjyqësor të Kosovës dhe Mekanizmi për përcjelljen e lëndëve  (CTM),  i cili ofron informacione për palët që kanë lëndë në gjykatë, statusin e tyre si dhe veprimet procedurale të realizuara lidhur me lëndën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat