Gërxhaliu: Ndikimet politike dhe qarqet e interesit po pengojnë investimet e huaja

Aktuale

Gërxhaliu: Ndikimet politike dhe qarqet e interesit po pengojnë investimet e huaja

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 23:57
Safet Gërxhaliu

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka folur për investimet e huaja në Kosovë, të cilat thotë se po pengohen nga ndikimet politike dhe qarqet e interesit.

“Kontesti ambiental për t’i ndaluar investimet po përdoret nga grupe të ndryshme të interesit. Me një investim të tillë do të shmangej importi dhe do të krijoheshin vende të reja të punës. Ndikimet politike dhe qarqet e interesit po i pengojnë investimet e huaja”, tha ai për emisionin KIKS Kosova.

Këto komente ai i dha në emisionin, ku u transmetua protesta e banorëve të fshatit Dollc kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të “zgjohen nga gjumi” dhe t’i tërheqin investitorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat