Kurti deklarohet për emërimin e Sinanit: Do themelojmë zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Aktuale

Kurti deklarohet për emërimin e Sinanit: Do themelojmë zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 22:54
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti, është deklaruar lidhur me emërimin e Ardita Sinanit, që ia bëri së fundit si këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Siç shkruan Kurti, kjo po bëhet në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, madje duke themeluar zyrën për Preshevë të Zyrës së Kryeministrit.

”Kam emëruar sot znj. Ardita Sinani, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna dhe për mbrojtjen e avancimin e të drejtave të tyre, do të themelojmë Zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, që do të koordinohet nga znj. Sinani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat