“Era shtet”/ Kurti e Sveçla në veri, vizitojnë vendin ku ra heroi Enver Zymberi dhe bazën e re të Policisë së Kosovës

Aktuale

“Era shtet”/ Kurti e Sveçla në veri, vizitojnë vendin ku ra heroi Enver Zymberi dhe bazën e re të Policisë së Kosovës

Nga: M.L. Më: 6 shtator 2022 Në ora: 23:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë nderuar heroin Enver Zymberi në vendin e rënies, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç.

Kjo vizitë u bë me rastin e 23 vjetorit të themelimit Policisë së Kosovës.

Pas vendosjes së luleve në vendin e rënies së Enver Zymberit, Kurti e Sveçka kanë vizituar edhe bazën e re të Policisë së Kosovës në Jasenovik të Zubin Potokut, si dhe kampin Belvedere në Mitrovicë.

Njoftimi i plotë i Kryeministrit në Facebook:

Në 23-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, nderuam kujtimin e pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, të rënë në krye të detyrës, heroin Enver Zymberi.

Bashkë me Ministrin Sveçla vendosëm lule në vendin e rënies së tij, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç.

Vizituam edhe bazën e re të Policisë së Kosovës në Jasenovik të Zubin Potokut, si dhe kampin Belvedere në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat