‘Të harruar dhe abuzuar nga shteti’, infermierët: Do të dalim në protestë

Aktuale

‘Të harruar dhe abuzuar nga shteti’, infermierët: Do të dalim në protestë

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka paralajmëruar se së shpejti bluzat e bardha do të dalin në protestë.

Përmes një njoftimi, shoqata shprehet e indinjuar në lidhje me dhunimin e dy infermierëve në Pediatrinë e QSUT-së, nga familjarët e një pacienteje.

Sipas tyre, kjo ngjarje ka kaluar si diçka normale nga të gjitha institucionet, teksa shprehen se infermierët do t’i dalin për zot vetes së tyre, pasi ndihen të harruar dhe të abuzuar nga shteti.

Ndër të tjera, theksohet se dhuna ndaj bluzave të bardha është një fenomen që nuk mungoi as në kohën e pandemisë, që ndodh në forma të ndryshme jo vetëm në Tiranë, por në çdo spital në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat